Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Monaco për pazar te Interi, gati 45 milionë euro për 3 futbollistë

Klubi francez i Monacos ka vendosur të bëjë Pazar në Milano këtë verë, teksa ka piketuar 3 futbollistë të Interit dhe do të tentojë t’i transferojë në ditët në vijim.

Drejtuesit e klubit të Principatës franceze kanë shprehur interes për mesfushorin portugez Joao Mario dhe mbrojtësit brazilianë Dalbert dhe Miranda, të 3 emra që nuk bëjnë pjesë në planet e Antonio Contes.

Në ditët e fundit të korrikut pritet të mbërrijnë në Milano disa përfaqësues të klubit francez, të cilët do të negociojnë për çmimin e 3 futbollistëve, teksa sipas mediave italiane, Interi synon të arkëtojë 45 milionë euro në total për ta.

Aktualisht Joao Mario dhe Dalbert kanë dhënë miratimin paraprak për një kalim te Monaco, ndërsa e paqartë është situata e brazilianit Miranda, i cili është ende me pushime dhe pritet të kthehet te Interi, para se të vendosë për të ardhmen.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...