Europa League

Monaco pret Sociedadin, disa skuadra në kërkim të kualifikimit

UEFA Europa League rikthehet dhe tashmë faza e grupeve është futur në një fazë interesante, pasi të enjten do të luhet java e 5-të. Deri tani, vetëm Lyon, në Grupin A ka siguruar matematikisht kualifikimin për në raundin tjetër ndërsa, në grupet e tjera llogaritë janë ende të hapura. Krye-sfida e mbrëmjes luhet në Grupin B, në “Stade Louis II” midis Monaco dhe Real Sociedad, dy skuadrat kryesuese të grupit.

Skuadra e Niko Kovac kryeson me 8 pike, ndërsa spanjollët janë në vendin e dytë me dy pikë më pak dhe deri tani nuk e njohin humbjen, ndërsa në San Sebastian skuadrat u ndan në një barazim 1-1. Pavarësisht se në La Liga, Sociedad po kalon një moment të jashtëzakonshëm, duke qëndruar në vendin e dytë, pas Real Madrid, të dyja skuadrat nuk janë në formën e tyre më të mirë.

Monaco vjen në këtë sfidë pas 3 barazimeve dhe nuk fiton nga 24 tetori, ndërsa në 4 ndeshjet e fundit ka shënuar vetëm 2 gola, e në krahun tjetër Sociedad gjithashtu numëron 3 barazime në 5 ndeshjet e fundit, por mes tyre ka koleksionuar dhe 2 fitore.

Java e 5-të mund të jetë vendimtare në Grupin E, pasi Galatasaray pret në shtëpi Marseille-n, ndërsa Lazio udhëton drejt Moskës, ndaj Lokomotivës. Galatasaray kryeson grupin me 8 pikë, 4 më shumë se francezët të cilët janë të dënuar për fitore në këtë takim, pasi renditen në vendin e 3.

Vendasit vijnë me një moral të lëkundur pas disfatës në “derby” ndaj Fenerbahce dhe në krahun tjetër Marseja nuk luan nga 7 nëntori, pasi klasikja ndaj Lyon u ndërpre, për shkak të trazirave në stadium. Pikërisht këto të fundit shoqëruan edhe sfidën e parë në Velodrom, ku nuk kishte fitues në barazimin pa gola, ndërsa UEFA kërkuar një përqendrim maksimal në këtë sfidë, për të evituar incidentet.

Në Moskë Lokomotiva i luan të gjitha pasi është në vendin e fundit me vetëm 2 pikë, ndërsa në krahun tjetër Lazio vjen pas disfatës me Juventusin dhe në këtë takim kërkon vetëm tri pikët për të shmangur surprizat.

Në Grupin C, Leicester do të mas forcat me Lagia-n, në një sfidë direkte, pasi polakët kapen fortë pas vendit të dytë me 6 pikë, ndërsa “dhelprat” janë një pozicion më poshtë me një pikë më pak.

Do të jetë një duel interesant, pasi skuadrat vijnë pas një formë shumë negative, vendasit me 2 barazime dhe 2 humbje, ndërsa Legia është mundur në 4 ndeshjet e fundit duke prekur zonën e ftohtë në Poloni, por në sfidën e parë goli i Emrelit i dhuroi tri pikë të rëndësishme Leagias ndaj Leicester.

Me interes priten edhe dy ndeshjet e Grupit G, ku vëmendja është e spostuar në “BayArena”, Leverkusen-Celtic. “Aspirinat” do të provojnë të marrin biletën e parë të grupit nëse sigurojnë fitore ndaj skocezëve, ndërsa Celtic i luan të gjitha në Gjermani.

Në “Estadio Benito Villamarin” Betis pret skuadrën e Ferencvaros, por në letër duket një sfidë me shumë diferenca, pasi spanjollët janë në vendin e dytë, ndërsa skuadra e Uzunit ende nuk ka shijuar pikët në këtë edicion. Matematika i vjen në ndihmë Betis, pasi në rast fitoreje, kombinuar me suksesin e Leverkusen, do siguronte kualifikimin.

Një fitore larg kualifikimit janë Frankfurt dhe West Ham. Gjermanët presin në shtëpi Antwerp në Grupin D , ndërsa anglezët luajnë në Austri ndaj Rapid Vienna.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency