Vincenzo Montella është optimist. Trajneri i Milanit e di që skuadrën e tij e pret një ndeshjë shumë e vështirë në San Paolo përballë Napolit të Sarrit, por aeroplani beson te forca e kuqezinjëve dhe ka bindjen se Milani i tij mund të marrë rezultat përballë të kaltërve.
“ Po gjejmë identitetin tonë, pavarsisht rezultateve. Vimë nga dy transferta në të cilat kemi fituar me lehtësi. Për fat të keq në mes kanë qenë dy sfida ndaj dy skuadrave që kanë dominuar futbollin italian në 6 vitet e fundit, fillimisht kishim përballë Juventusin ndërsa tashmë do të sfidojmë Napolin, skuadrën që luan futbollin më të bukur në Europë, për ne kjo gjë duhet të jetë një motivim plus. Duhet të mos e lejojmë Napolin të ketë gjatë gjithë kohës, kontrollin e topit. Besoj se i kemi armët për tu bërë keq. Formacioni? Calhanoglu ka pësuar një tërheqje duhet ta vlerësojmë gjëndjen e tij”.
