Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Montella citon Churchillin: Në vështirësi jap më të mirën

Në prag të sfidës ndaj Genoas, e cila mund të jetë deçizive për fatin e tij te Milani, Vincenzo Montella shfaqet i qetë dhe beson në gjendjen e ekipit të tij. Trajneri i Milanit vlerëson raportin me shoqërinë, që është mjaft i qartë dhe shprehet se më e mira e kësaj skuadre ende nuk është shfaqur.

“Kemi punuar mirë gjatë gjithë javës, por edhe me AEK-un, ku na mungoi vetëm goli. Besoj se jemi gati të shfaqim më të mirën tonë edhe në fushën e lojës dhe mbi të gjitha të marrim rezultate. E kemi vlerësuar ndeshjen ndaj Genoas dhe jam i bindur që do të bëjmë një ndeshje mjaft të mirë. Raporti im me drejtuesit është i qartë, sepse mendojmë njësoj. Ata më qendrojnë pranë dhe kjo më motivon më shumë”, tha trajneri i kuqezinjve.

Montella komentoi edhe zërat për një largim të mundshëm të tij nga stoli i Milanit, në rast rezultati negativ ndaj Genoas, ndërsa premtoi se shumë shpejt do të shohim edhe Bonuccin më të mirë.

“Nuk jam i shqetësuar nga zërat për largimin tim. Unë e di mjaft mirë që puna jonë është e lidhur me rezultatet, por po citoj politikanin anglez Churchill ‘Në vështirësi jap më të mirën time’, ndaj mendoj se do ta kalojmë këtë moment të gjithë bashkë. Sa i përket formës së Bonuccit, mund të them se ai punon në mënyrë të shkëlqyer, por mungon disi harmonizimi, për shkak të futbollistëve të shumtë, të afruar këtë verë. Gjithsesi, shumë shpejt do të shikoni në fushë Bonuccin e vërtetë, atë kampionin e pakalueshëm”, tha Montella.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...