E ardhmja e Vincenzo Montellas në stolin e Milanit vendoset në derbin e Madoninës. Në 15 Tetor kuqezinjtë sfidojnë Interin dhe në rast të një tjetër rezultati negativ,aventurës së trajnerit Italian te 7-herë kampionët e Europës mund ti vijë fundi.
Fassone dhe Mirabelli dy drejtuesit e Milanit e konfirmuan Montellën pas humbjes ndaj Romës e dyta rradhazi në kampionat për Milanin, megjithatë për ish trajnerin e Fiorentinës dhe Sampdorias derbi është shansi i fundit për të ruajtur pozicionin e tij. Një humbje ndaj Interit do të sillte shkarkimin e Montellës, me Milanin që mund tia besojë stolin ish mesfushorit Gennaro Gatusso deri në fund të sezonit, me shpresën se verën e ardhshme drejtimin e skuadrës mund ta marrë Antonio Conte.
Ish tekniku i Juventusit e ka shprehur shpesh dëshirën e tij për tu rikthyer në Itali dhe nuk do të ishte aspak çudi që trajneri aktual i Chelsea-it, të marrë drejtimin e Milanit.
