Serie A

Montella: Diferenca mes Milanit dhe Interit, nuk është 7 pikë

I karikuar dhe i motivuar siç duhet për të bërë mirë në derbin e Madoninës dhe pse jo për të marrë fitoren e tij të parë si trajner në një ndeshje kaq të rëndësishme të futbollit italian. Vincenzo Montella u shfaq optimist në konferencën për shtyp përpara derbit të kësaj të diele ndaj Interit, duke theksuar se diferenca mes skuadrës që ai drejton dhe zikaltërve nuk është aq e madhe sa e tregon klasifikimi. “ Nuk besoj se diferenca mes tyre dhe nesh është 7 pikë, si përsa i përket vlerave të treguara në fushë ashtu edhe në prespektivë”, theksoi fillimisht aeroplani.

“Kampionati është shumë i gjatë , duhet ta luajmë këtë sfidë me zemërim por edhe me shumë qetësi, pasi edhe pse është një derbi fatet e sezonit nuk vendosen në këtë sfidë”, shtoi më pas trajneri i Milanit. Montella foli me superlative edhe për trajnerin aktual të Interit, Luciano Spalletti. “Është një teknik i madh, te Interi ka gjetur lojtarë me dëshirë për t’u ringritur. Spalletti është një vlerë e shtuar për Interin dhe unë e admiroj shumë”.

To Top