Connect with us

Hi, what are you looking for?

Europa League

Montella: Fitojmë me AEK-un dhe sigurojmë kualifikimin!

Derbi i humbur me Interin është hedhur pas krahëve dhe, përtej rezultatit negativ, në shtëpinë e Milanit e shohin me optimizëm të ardhmen. “Kuqezinjtë”, në raundin e tretë të ndeshjeve në Grupin D të Europa League-s, do të presin AEK-un e Athinës, sfidë të cilën trajneri Montella kërkon ta fitojë me cdo kusht për të siguruar kualifikimin.

“Jam i bindur që kjo skuadër është në rrugën e duhur dhe po përmirësohet nga dita në ditë. Duhet të jemi më agresivë në fushë dhe të bindur se do të ecim përpara. Kemi mundësinë më të mirë për të hipotekuar kualifikimin. Vlen shumë edhe për të ardhmen tonë. AEK-u zhvillon një futboll dinamik dhe përshtatet me kundërshtarin që ka përballë. Kjo skuadër ka lojtarë shumë të rrezikshëm në sulm.”

Montella është kritikuar për modulin e lojës 3-5-2, por trajneri “kuqezi” thekson se është ende në fazën e ndërtimit të lojës.

“Po përpiqem të kuptoj se si mund të luajë më mirë skuadra. Gjatë verës kompletuam organikën, ndërsa tani po studioj se cilët janë modulet që i përshtaten më mirë kësaj skuadre.”  

I pyetur për sulmuesin e ri, Cutrone, Montella u shpreh i lumtur që stërvit një talent të tillë, ndërsa për objektivat në Europa League theksoi se Milani do të synojë maksimumin, sepse është një skuadër me “stof” europian.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...