Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Montella: Fitojmë nesër dhe shihemi të premten para Napolit

Vincenzo Montella është rikthyer të flasë, në konferencën për shtyp, në vigjilje të ndeshjes me Sassuolon, që mund të rezultojë deçizive për të ardhmen e tij. Trajneri i Milanit ngulmoi edhe një herë se skuadra po funksionon mirë, por i mungon vetëm konkretizimi, teksa u ankua se është lodhur nga zërat që e lidhin me shkarkimin e tij nga stoli kuqezi.

“Është një moment i vështirë dhe jemi koshientë për këtë, ndaj duam të dalim sa më shpejt. Në Athinë morëm një barazim, që është rezultat i mirë sepse na lejon të ruajmë kreun e grupit. Sa i përket numrave, ne godasim shumë në portë dhe shënojmë pak, pra ka diçka që nuk shkon me konkretizimin e rasteve, por do ta kalojmë shpejt këtë situatë”, tha Montella.

Trajneri i Milanit vlerësoi paraqitjen e Borinit, ndërsa premtoi fitoren nesër dhe largimin e zërave për shkarkimin e tij.

“Borini nuk më surprizoi, sepse e dija që jep gjithmonë 110% dhe mbulon disa role. është një djalë dhe blerje e shkëlqyer. Por edhe të tjerët nuk mbeten pas, thjesht disave u është dashur kohë të përshtaten. Diferencën me vendet e kreut mund ta amortizojmë sepse ka ende edhe shumë ndeshje, por si fillim të fitojmë nesër dhe pastaj takohemi të premten, para ndeshjes me Napolin”, tha Montella.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...