Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Montella i nervozuar: Pse duhet VAR, kur gjyqtari nuk e shikon?!

Fiorentina-Napoli ishte një ndeshje kopertinë për sezonin që sapo ka filluar në kampionatin italian të futbollit, pasi pati plot gola e spektakël, por nuk munguan as polemikat, veçanërisht nga ana e “vjollcëve” që patën rezerva për një 11-metërsh të dhënë në favor të Mertens.

Trajneri i Fiorentinës Vincenzo Montella nuk e fshehu zhgënjimin për vendimin e arbitrave pas ndeshjes duke theksuar se sulmuesi belg simuloi dhe se gjyqtari duhet të kishte parë aksionin në VAR, për të korrigjuar vendimin.

“Ishte një rast simulimi dhe arbitri nuk shkoi ta shohë në VAR, duke thënë se ishte i bindur. Janë 5 gjyqtarë tashmë dhe me praninë e teknologjisë, gabime të tilla nuk mund të pranohen. Nuk ka asnjë shpjegim logjik ajo sjellje e arbitrit”, deklaroi Montella.

Më pas tekniku italian zhvlerësoi humbjen në javën e parë dhe u përqendrua te atmosfera e krijuar në shkallët e “Artemio Franchit”, por edhe organika në dispozicion, duke pranuar se pret shumë nga kjo skuadër.

“Nëse do kishim marrë një pikë, nuk do ishte ndonjë diferencë e madhe, ndaj le të kënaqemi me atmosferën fantastike të krijuar në stadium dhe angazhimin maksimal të djemve. Më pëlqyen të gjithë dhe kam besim se do të mund të bëjmë shumë më mirë në javët në vijim. Kemi marrë një kampion si Ribery, që do të jetë një shembull për të rinjtë e shumtë që kemi në skuadër”, tha trajneri i Fiorentinës.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...