Connect with us

Hi, what are you looking for?

Europa League

Montella: Jam i qetë, tani të marrim pikë

Nga Athina, ku do të luajë ndeshjen e radhës, të vlefshme për Europa League-n, trajneri i Milanin Vincenzo Montella shfaqet i qetë dhe i sigurtë se situata në klubin e tij do të ndryshojë. Montella vlerësoi përmirësimet në lojë të kuqezinjve, teksa pranoi se deri tani i kanë munguar vetëm pikët.

“Kemi mbetur pak mbrapa, por jemi përmirësuar ndjeshëm në nivelin e lojës. Tani duhet të jemi më të qetë dhe të bëhemi më cinikë, sepse krahas lojës, na duhen pikët. Mendoj se ka ardhur koha që të marrim frytet e punës tonë”, tha Montella.

Trajneri i Milanit u shpreh se do të kërkojë fitoren në Athinë, edhe pse do të bëjë rotacion për t’u dhënë mundësi të çlodhen, disa prej titullarëve. Montella nuk i kurseu as lëvdatat për Bonuccin, duke e cilësuar një siguri për Milanin e të tashmes dhe të ardhmes.

“E pamundur të mos bëjmë disa ndryshime, sepse është ndeshja e 5-të radhazi, që luajmë çdo 3 ditë dhe disa futbollistë kanë nevojë për t’u çlodhur. Gjithsesi, do të kërkojmë të fitojmë për të siguruar kualifikimin, që më pas të kemi mundësi të përqendrohemi vetëm në kampionat. Bonuccin e kam parë mirë, dhe pezullimi e ka bërë edhe më të fortë. Ai është një siguri për mbrojtjen e Milanit, aktualisht dhe në të ardhmen, një lojtar te i cili ne besojmë shumë dhe jam i bindur që do ta tregojë sa vlen”, tha Montella.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...