Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Montella luan 2 ‘finale’ në 3 ditë

Vincenzo Montella vijon të rezistojë në pankinën e Milanit, edhe pas rezultateve negative në Serinë A, ku ka humbur çdo përballje me skuadrat që renditen në 10-shen e parë të renditjes, por duket se edhe durimi i drejtuesve të kuqezinjve, e ka një kufi.

Këtë e paralajmëroi edhe Fassone, pas ndeshjes së humbur përballë Juventusit, kur iu përgjigj Montellës me fjalët: ‘Dakord, kemi luajtur mirë, por ka ardhur koha të marrim pikë, sepse vetëm loja e bukur nuk mjafton për të arritur objektivat’.

Mediat italiane pranë kuqezinjve, raportojnë se dy sfidat e ardhshme të Milanit, ajo e sotmja ndaj AEK-ut dhe ajo e të dielës ndaj Sassuolos, do të jenë deçizive për të ardhmen e trajnerit Montella.

Drejtuesit e Milanit duket se e kanë përgatitur edhe terrenin për të zëvendësuar teknikun aktual, pasi kanë kontaktuar me Gatusson, Souzën, por edhe Mazzarrin, që së fundi ka refuzuar një ofertë nga Anglia, për të pritur kuqezinjtë. Deri të dielën, janë 2 sfida, që do të jenë si 2 finale për trajnerin Montella, sepse çdo hap fals do t’i kushtonte atij vendin e punës.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...