Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Montella luan të ardhmen ndaj Romës

AC Milan's Italian head coach Vincenzo Montella reacts prior to the friendly football between Bordeaux and AC Milan on July 16, 2016 at the Armandie stadium in Agen, southwestern France. / AFP PHOTO / NICOLAS TUCAT

Humbja e Milanit në transfertën ndaj Sampdorias ka ndezur alarmin se kuqezinjtë nuk janë akoma gati për të arritur objektivin, që është pjesëmarrja në Champions. Pikërisht për këtë arsye, drejtuesit e Milanit duket se i kanë vënë ultimatum trajnerit Montella, që të ndryshojë fytyrën e ekipit, duke filluar që nga ndeshja e të dielës ndaj Romës.

Ndonse para mediave u mundua të shfajësojë trajnerin për këto paraqitje, Marco Fassone duket i bindur se përgjegjësia bie e gjitha mbi Montella-n, i cili ende nuk ka arritur të stabilizojë dhe t’i japë formë ekipit. Në gjashtë javët e para, trajneri i Milanit ka eksperimentuar vazhdimisht, si me futbollistët e përzgjedhur në formacion, ashtu edhe me vendosjen në fushë. Në Xhenova, më shumë se humbja, drejtuesit e Milani i shqetësoi fakti që ekipi nuk ia del të përballet si duhet dhe të marrë rezultat me ekipe të nivelit mbi mesatar.

Roma do të jetë një test i rëndësishëm për trajnerin Montella, jo vetëm për tri pikët, por mbi të gjitha për mënyrën e interpretimit të ndeshjes dhe nëse nuk ia del, drejtuesit e Milanit mund t’ia besojnë dikujt tjetër drejtimin e ekipit, për të shfrytëzuar edhe ndërprerjen e kampionatit për shkak të ndeshjeve të kombëtareve.

Në orët e fundit, në mediat italiane ka filluar të qarkullojë emri i Walter Mazzarrit si kandidati më i mundshëm për të zëvendësuar Montellën, në rast shkarkimi. Ish trajneri i Napolit dhe Interit, është i papunë dhe do të mirëpriste një ofertë nga drejtuesit e klubit të Milanit. Mazzarri është një njohje e vjetër e Fassones, pasi të dy kanë bashkëpunuar për dy sezone te Napoli dhe një të Interi.

Lajme të tjera

Featured

Jasir Asani shkëlqeu në plot kuptimin e fjalës me Kombëtaren e Shqipërisë, në kualifikueset drejt kampionatit europian, duke shënuar 3 gola e duke dhënë...

Champions League

Mesfushori i kombëtares së Shqipërisë, Kristjan Asllani ishte përzgedhur titullar nga trajneri Simone Inzaghi në ndeshjen e Champions League të Interit në transfertë ndaj...

Euro 2024

Kosova është pa trajner pas shkarkimit të sllovenit Primoz Gliha pas përfundimit të eliminatoreve të Euro 2024. Aty ku përveç dy barazimeve ndaj Zvicrës,...

Champions League

Milani u mposht në “San Siro” me rezultatin 1-3 nga Borussia Dortmund, duke minimizuar mundësitë për të vijuar aventurën në Ligën e Kampionëve edhe...