Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Montella në pikëpyetje, “hija” e Spallettit fillon ta ndjekë pas

Humbja e fundit ndaj Cagliarit me rezultatin 5-2 duket se i rëndon së tepërmi pozitat në pankinën e Fiorentinës për trajnerin Vincenzo Montella. Edhe pse drejtuesit kanë pohuar pas sfidës se tekniku do të vazhdojë të drejtojë skuadrën vjollcë, zërat e fundit që qarkullojnë në media flasin për një tjetër skenar. Në fakt burime pranë klubit bëjnë me dije se Montella rrezikon shkarkimin dhe diçka e tillë vërtetohet edhe nga fakti që kanë nisur të qarkullojnë emrat që mund të zënë vendin e tij. Me tepër në Firence duket se pëlqehet Luciano Spalletti. Ish-trajneri i Interit është ende nën kontratë më zikaltërit, por një marrëveshje e mundshme me Fiorentinën do të ishte një lehtësim edhe për arkën e klubit nga Milano, që vazhdon ta paguajë teknikun. Për momentin duken vetëm zëra, por në rast se Montella nuk e kthen skuadrën te rezultatet pozitive, atëherë aventura e tij te Fiorentina pritet të mbarojë shpejtë.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...