Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Montella: Vendi i 4-t akoma i mundur, treguam shpirt luftarak

Optimist pavarsisht humbjes në derbi. E ardhmja e Vincenzo Montellës në stolin është vënë në dyshim të madh pas këtij fillim sezoni aspak të mirë me kuqezinjtë që në 8 javët  e para të Serisë A, kanë regjistruar 4 fitore dhe 4 humbje. Gjithsesi edhe pse Milani i tij u mposht 3-2 në derbin e Madoninës ndaj Interit, tekniku i kuqezinjëve ka mbetur i kënaqur nga paraqitja e skuadrës. “ Kam parë një reagim të shkëlqyer në pjesën e dytë, krijuam 7 apo 8 raste për gol, kemi luajtur me shpirt dhe duhet të shohim anët pozitive të kësaj disfate”.

Objektiv i Milanit vazhdon të mbetet vendi i 4-t që do t’i siguronte kualifikimin në Champions League për sezonin e ardhshëm me Montellën që beson ende te arritja e tij.” Sigurisht që kemi mundësi për t’u renditur të 4-it, për momentin ky objektiv ngjason me diçka të pamundur por kampionati është ende shumë i gjatë”.

 

Lajme të tjera

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...