Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Montellës i mbarojnë alibitë: Tani duhet të fitojmë

Milani mposhti Austrinë e Vjenës me rezultatin e thellë 5-1 dhe siguroi kualifikimin për në fazën e 1/16-ave të Europa Leagues, por në kampionat nuk po kalon një periudhë aspak të mirë. Në 13 takime, kuqezinjtë kanë fituar 6, barazuar 1 dhe humbur 6 të tjera, teksa e shohin veten plot 11 pikë larg zonës Champions (që mund të bëhet edhe më tepër, pasi Roma ka luajtur një ndeshje më pak).

Pasditen e të dielës, kuqezinjtë do të presin në “San Siro”, Torinon, një skuadër që ka vetëm një pikë më pak se Milani dhe që ka elementë të aftë për të bërë keq. Gjithsesi trajneri Vincenzo Montella nuk kërkon justifikime dhe alibi, teksa kërkon që skuadra të gjejë një vazhdimësi fitoresh.

Kalendari i favorshëm: Pasi siguruam kualifikimin në Europa League, tani mund të përqendrohemi vetëm te kampionati. Duhet të rikthehemi te fitoret, pasi nuk kemi më asnjë alibi. Besoj te skuadra, që ka treguar një nivel në rritje loje, nga ndeshja në ndeshje, ndërsa tani ka ardhur koha që të grumbullojmë edhe pikë.

Sulmi me 2 ‘Pyka’: Po, është një mundësi. Në Europa League ka funksionuar mirë, por Suso nuk mund të bëjë trekuartistin, ndaj duhet interpretim i mirë edhe nga 8 lojtarët e tjerë.

Andre Silva apo Kaliniç: Portugezi, ashtu si Cutrone, është i ri, me entuziazëm, energji dhe dëshirë për të bërë mirë, ndërsa Kaliniç është më specialist, për disa lloj ndeshjesh. Gjithsesi, ndoshta luajnë të 2.

Suso dhe Bonaventura: Janë 2 prej futbollistëve më teknikë që kemi dhe kanë aftësinë të vendosin të vetëm një ndeshje. Shpresoj t’i kem të gatshëm gjithmonë, sepse kemi pritshmëri të mëdha prej tyre. Bonaventura është një futbollist i jashtëzakonshëm, por dëmtimet nuk e kanë lejuar të gjejë ritmin e duhur për të luajtur në nivele të larta. Gjithsesi, e rëndësishme është që po stërvitet me skuadrën dhe shumë shpejt do të vijë momenti të shprehet në fushë.

Autogoli i Bonuccit: Ndaj austriakëve ka bërë një punë të shkëlqyer në fazën defensive dhe në orientimin e repartit. I vetmi gabim ishte ai i autogolit, ku në fakt rrëshqiti dhe nuk mundi të largojë topin. Gjithsesi, nëse arrijmë t fitojmë 5-1 më pas, do të thotë që të gjithë kanë meritat e tyre. Bonucci është një prej mbrojtësve më të mirë në qarkullim dhe jemi të lumtur që e kemi në ekip.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...