Connect with us

Hi, what are you looking for?

Formula 1

Montezemolo analizon problemet e Ferrarit: Ja çfarë duhet të bëjnë për të shmangur dështimet

E nisi sezonin me podiumin e Charlse Leclerc në Australi, por më pas Ferrari ka shfaqur probleme të shumta dhe makina e këtij sezoni është dukshëm më e ngadaltë se disa prej rivalëve, ndaj jo më kot në renditjen për skuadra ka mbetur mbrapa Mercedesit, Red Bull, McLaren e Racing Point.

Problemet janë të shumta dhe duket se skuadra italiane nuk po arrin dot të përshtatë makinën me rregullat e reja të miratuara nga Formula 1, ndërsa në pistë duket qartë që njëvendëshja Ferrari është më e ngadaltë se disa prej konkurrentëve.

Pikërisht për këtë çështje ka folur edhe ish presidenti i Ferrarit në kohën kur skuadra fitonte tituj kampionë me Michael Schumacher, Luca di Montezemolo, i cili ndër të tjera theksoi se drejtuesit do të duhet të mendojnë për sezonin e ardhshëm.

“Nëse makina nuk do të përmirësohet ndjeshëm e shoh akoma më të keq edhe sezonin e ardhshëm. Skuadra duhet të përqendrohet te rregullat e reja, që janë revolucionare dhe duhet një ekip shumë i fortë për t’u përballur me problematikat. Mendoj se drejtuesit duhet të kenë kurajën të pranojnë dështimin për këtë sezon dhe të nisin punën për sezonin e ri. Është koha për zgjedhje kurajoze, rezultatet e të cilave do të shihen pas disa kohësh”, u shpreh Montezemolo.

Ish presidenti i Ferrarit u shpreh gjithashtu se Binotto është lënë i vetëm dhe se brenda skuadrës ka disa fraksione, ndërsa shtoi se shumë herë kanë gabuar për mungesë të eksperiencës ose për ankthin e të rikthyerit sa më shpejt te suksesi. Ai sugjeroi që skuadra italiane të mos përqendrohet të prodhojë gjithçka vetë, pasi në disa pjesë të caktuara ka dobësi.

“Ka shumë fraksione brenda skuadrës dhe Binotto më duket se është lënë i vetëm për të përballuar situatën e vështirë. Shumë herë skuadra ka gabuar vetëm nga mungesa e eksperiencës, apo nga dëshira për t’u rikthyer sa më shpejt te suksesi. Nuk mund të mendosh ta bësh gjithçka vetë, sidomos kur e di që ke disa pika të dobëta dhe e shoh akoma më të vështirë garën e Silvertone, ku shpejtësia vlen shumë”, deklaroi Montezemolo.

I pyetur mbi një rikthim të mundshëm në krye të skuadrës, ish presidenti deklaroi se ka një mal me ide në kokë dhe se do të shkonte në këmbë në shtëpinë e Ferrarit, por theksoi se nuk ka asnjë mundësi që kjo të ndodhë të paktën për momentin.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...