Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie B

Monza blen golshënuesin e kampionatit kroat, pritet edhe braziliani Carlos Augusto

Monza e Silvio Berlusconit dhe Adriano Gallianit siguroi ngjitjen në Serinë B këtë sezon, por nuk ka ndërmend të rrijë gjatë aty dhe ka filluar përforcimet në merkato, për t’u ngjitur në elitën e futbollit italian.

Kështu sot ka mbërritur në Milano sulmuesi kroat Mirko Maric, i cili udhëtoi me avionin personal të presidentit të Monzës Silvio Berlusconi dhe pasdite do të kryejë vizitat mjekësore, para se të hedhë firmën mbi kontratë.

Sulmuesi shkëlqeu me Osijekun këtë sezon, duke u shpallur golshënues me plot 20 të tillë të shënuar dhe 6 asiste, ndërsa klubi italian ka paguar plot 4.5 milionë euro për të blerë kartonin e 24-vjeçarit.

“Maric është një futbollist shumë teknik, që luan me të majtën dhe mund të bëjë si sulmuesin e parë ashtu edhe të dytin. Është një futbollist që lëviz mirë mes linjave dhe është shumë i fortë në luftën në ajër, ndaj shpresojmë që të ketë sukses ashtu si gjithë të tjerët që kemi afruar deri tani”, deklaroi Drejtori Sportiv i Monzës, Antonelli, në momentin e mbërritjes së sulmuesit.

Objektivi i radhës i klubit në pronësi të ish kryeministrit italian Silvio Berlusconi, është mbrojtësi 21-vjeçar brazilian Carlos Augusto, i cili është pjesë e Corinthias, por do të ishte një vlerë e shtuar për Monzën dhe do të rriste ndjeshëm shanset e kësaj skuadre për t’u ngjitur menjëherë në Serinë A.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...