Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Monza, Buchanan dhe sulmi me 3/ Inzaghi: Interi im shumë ambicioz

Interi kthen vëmendjen nga kampionati, tre objektiva për zikaltrit
Interi kthen vëmendjen nga kampionati, tre objektiva për zikaltrit

Interi e nis fazën e dytë në Monza, atje ku do të tentojë tri pikët për të ruajtur kryesimin e Serie A. Zikaltrit përballen të shtunën në mbrëmje (20:45) kundër ekipit të Palladinos, duel që vjen live në SS2.

Do të jetë një ndeshje e vështirë kundër një kundërshtari të denjë, që ka një trajner të shkëlqyer. Do të kemi përballë edhe lojtarë që kanë qenë të rëndësishëm këtu.

Lexoni edhe:

Do të jetë kënaqësi të takohemi përsëri me D’Ambrosion, Gagliardinin dhe Carbonin”, thekson trajneri Simone Inzaghi, i cili konfirmon gatishmërinë e Buchanan për këtë takim.

Ai ka mbërritur në mënyrën më të mirë të mundshme. Buchanan është një djalë i ri, ai ka cilësi fantastike dhe goxha eksperiencë. Është e qartë se ka nevojë për kohë për t’u përshtatur, por ka bërë deri tani tri seanca të rëndësishme stërvitore.

“Interi zgjedhja e duhur”, Buchanan: Unë një “xhol”, bëhuni gati për driblime

Faza e parë? Kemi bërë një rrugëtim të shkëlqyer, skuadra është ambicioze dhe duam të konfirmohemi edhe në fazën e dytë. Edhe pse e dimë që nuk do të jetë aspak e thjeshtë”.

Në fund një koment për taktikën dhe mundësinë e luajtjes me tre sulmues, siç ndodhi në minutat e fundit përballë Hellas Veronës.

Modulin me tre sulmues në të njëjtën kohë në fushë, zakonisht e përdor në situata si ajo ndaj Veronës. Por, mund të jetë një zgjidhje për ne në të ardhmen”, theksoi trajneri i ekipit që kryeson Serie A.

Lajme të tjera

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Serie A

Mesfushori i Interit, Hakan Calhanoglu ka dhënë një intervistë për faqen humoristike sportive “Gli Autogol”, ku ka rrëfyer dhe aspekte të tjera të shokëve...

Bundesliga

Serie A dhe Bundesliga kanë një mundësi të artë për të dërguar sezonin e ardhshëm në Champions League jo 5, por plot 6 skuadra!...