Monza, e papërmbajtshme, arrin marrëveshjen me Interin për mesfushorin 26-vjeçar

Monza po befason me lëvizjet e saj në merkato. Trajnerit Giovanni Stroppa po i vihen në dispozicion elementë shumë të rëndësishëm dhe të tjerë i janë premtuar. Drejtuesit e klubit bardhekuq janë fokusuar veçanërisht te mesfusha me dy emra të qarkuar në listën e drejtorit sportiv Antonelli: Stefano Sensi dhe Matteo Pessina.
Në takimin që u zhvillua sot në selinë e Interit, klubi zikaltër dhe Monza arritën një marrëveshje për huazimin e Stefano Sensit për një sezon. 26-vjeçari, që sapo ka përfunduar përvojën te Sampdoria, po i huazuar, duhet të vendosë shumë shpejt për këtë propozim.
Adriano Galliani dhe drejtori sportiv Antonelli vazhdojnë të bëjnë presion për Matteo Pessinan. Mesfushori pëlqehet nga drejtuesit e Monzas.
Në darkën e mbrëmshme mes drejtuesve të Monzas dhe të Atalantas u fol edhe për kartonin e Pessinas. Klubi bardhekuq ka tashmë “po”-në e mesfushorit 25-vjeçar, ndërsa për momentin nuk ka ende një marrëveshje mes dy klubeve.
