Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Monza gjen trajnerin e ri, Galliani i beson një ish-milanisti

Monza gjen trajnerin e ri, Galliani i beson një ish-milanisti

Monza gjen pasuesin e Raffaele Palladinos. Adriano Galliani ka zgjedhur t’i besojë një ish-milanisti si Alessandro Nesta, i cili do të provojë edhe eksperiencën e parë si trajner në Serinë A.

Media italiane bën me dije se klubi nga Brianza ka arritur marrëveshjen me Nestën për të firmosur një kontratë një vjeçare, e cila rinovohet automatikisht edhe një vit të dytë në rast të mbijetesës në elitën e futbollit italian.

Në pritje të zyrtarizimit, Alessandro Nesta përgatitet kështu për aventurën e tij të parë si trajner në Serinë A, pasi në të shkuarën ka drejtuar skuadra në nivele të ulëta të futbollit italian, duke arritur maksimumi deri në Serinë B.

Lexo edhe:

Në të shkuarën Nesta ka drejtuar skuadra si Inter Miami, Reggiana, Frosinone e Perugia, një karrierë relativisht modeste si trajner, krahasuar me atë si futbollist ku shkroi historinë me Milanin dhe pikërisht me Gallianin si drejtues të lartë.

Lajme të tjera

Euro 2024

Pak ditë na ndajnë nga fillimi i Kampionatit Europian, Gjermani 2024 dhe tashmë kanë nisur llogaritë e grupeve përkatëse. Shqipëria ndodhet në Grupin B...

Lajme

Shqipëria është gati për të nisur aventurën e saj në Euro 2024. Kuqezinjtë zhvilluar seancën e fundit stërvitore para sfidës së parë me Italinë,...

Kombëtare

Erjon Bogdani vijon të jetë golashënuesi më i mirë në historinë e kombëtare shqiptare me 18 rrjeta. Ish-sulmuesi i njohur, i cili në Itali...

Euro 2024

Gjashtë muaj në Serie A ishin të mjaftueshme për të bindur Interin për të firmosur me Kristjan Asllanin. Organizatori kuqezi spikati e skuadrën e...