Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Monza në Seria A/ Tifozët “pushtojnë” sheshet, në Brianza nuk ka gjumë

Në Brianza të Italisë askush nuk ka fjetur mbrëmë, pasi kanë festuar ngjitjen për herë të parë të Monzas në Seria A. një moment historik ky për klubin, që ka pritur mbi 110 vite që të sigurojë pjesëmarrjen në elitën e futbollit italian.

Tifozët pushtuan Piazza Trento, Trieste dhe Piazza del Duomo, ku të gjithë bashkë këndonin në kor. Ndërkohë ditën e martë, nesër, është planifikuar një festë e madhe për ekipin që do të bëjë paradë në qytet dhe do të festojnë të gjithë bashkë.

Nëpërmjet një rrugëtimi të vështirë të Play Off-it, Monza ia doli të mposhtë Pisën në dy ndeshjet finale dhe të sigurojë ngjitjen në elitë. Ndeshja e parë përfundoi me rezultatin 2-1 për Monzën, që kohën e rregullt e humbi 3-2 në Pisa dhe sfida iu drejtua shtesës.

Megjithatë aty skuadra e drejtuar nga Giovanni Stroppa shënoi dy herë, duke vulosur ngjitjen në elitën e futbollit Italian, në harkun e 4 viteve kur klubin e mori në zotërim dyshja e suksesit te Milani, Berlusconi-Galliani.

Të dy vendosën të investojnë te Monza të 2018-ën, duke e marrë skuadrën nga nivele të ulëta dhe duke ngjitur shkallët një nga një, teksa pas tentativës së dështuar sezonin e kaluar, kompletuan rrugëtimin e tyre mbrëmjen e së dielës.

 

Lajme të tjera

Lajme

Shqipëria është gati për të nisur aventurën e saj në Euro 2024. Kuqezinjtë zhvilluar seancën e fundit stërvitore para sfidës së parë me Italinë,...

Euro 2024

Sulmuesi kryesor i Italisë në këtë Europian, Gianluca Scamacca foli në konferencë për shtyp para ndeshjes me Shqipërinë. Lojtari që aktivizohet me Atalantën në...

Euro 2024

“Besoj që performanca nuk ishte aq e mirë siç e kishim përgatitur. Ka gjëra që duhen përmirësuar, i kemi lejuar shumë hapësira Italisë e...

Kombëtare

Erjon Bogdani vijon të jetë golashënuesi më i mirë në historinë e kombëtare shqiptare me 18 rrjeta. Ish-sulmuesi i njohur, i cili në Itali...