Connect with us

Hi, what are you looking for?

Itali

Monza zgjedh Nestën: Duket “dora” e Berlusconit, kam përgjegjësi të dyfishtë

Monza prezantoi para mediave trajnerit e sezonit të ri, post që do të mbahet nga Alessandro Nesta. Ish-mbrojtësi i famshëm do të drejtojë për herë të parë një skuadër në Serie A, duke qenë se eksperiencat e mëparshme kanë qenë në kategoritë inferiore me Perugian, Frosinone dhe Reggiana.

Në konferencën për shtyp, 48-vjeçari u shpreh se prej lidhjes së të kaluarës te Milani me Gallianin dhe Berlusconin, ndjen te Monza një përgjegjësi të dyfishtë.

Lexo edhe:

“Kjo eksperiencë për mua ka një domethënie të veçantë, pasi është e para në Serie A. Kam punuar shumë për të mbërritur në këtë nivel dhe shpresoj të jem i përgatitur aq sa duhet. Së bashku me stafin tim kam studiuar shumë.

Puna me Gallianin është kënaqësi, por edhe përgjegjësi. Këtu te Monza ndihet edhe “dora” e Berlusconit, ai kudo ka shkelur ka lënë gjurmë. Kam gjetur kushte shumë të mira sa i takon infrastrukturës, edhe stadiumi ka ndryshuar”, u shpreh Nesta.

Lajme të tjera

Merkato

Antonio Conte e kishte një nga dëshirat e merkatos dhe presidenca e Napolit ia ka plotësuar. Alessandro Buongiorno është futbollisti më i ri i...

Itali

Juventus zyrtarizoi para disa ditësh firmën me portierin Michele Di Gregorio që sezonin e shkuar ishte pjesë e Monzas. Bardhezinjtë paguan 18 milionë euro...

Futboll

Sulmuesi nga Guinea, Serhou Guirassy, i cili zhvilloi një sezon të mrekullueshëm me Stuttgartin, ishte i zgjedhuri për sulmin e Borussias së Dortmundit, që...

Premier League

Një tjetër futbollist shqiptar në Premier League. Futbollisti kuqezi, Matteo Dashi, do të jetë pjesë e skuadrës së parë të Crystal Palace duke nisur...