Kombëtare

Morata 90 minuta në stol, Luis Enrique: Ju tregoj pse nuk e aktivizova

Spanja u mposht 1-2 nga Zvicra të shtunën në mbrëmje, duke humbur vendin e parë në Grupin 2 të Ligës A në Nations League, pozicion që tani i përket Portugalisë së Cristiano Ronaldos.

Kombëtarja iberike duhet të fitojë sfidën e së martës (27 shtator) në “Estadio Municipal de Braga” ndaj Portugalisë për t’u kualifikuar në Final Four. Edhe pse Alvaro Morata po kalon një moment të mirë tek Atletico Madrid, Luis Enrique e mbajti gjithë ndeshjen në stol.

Trajneri i Spanjës i dhuroi debutimin Borja Iglesias në pjesën e dytë (63′), me sulmuesin e Real Betis (6 gola në La Liga) që luajti minutat e para me Kombëtaren.

E mora në konsideratë aktivizimin e Moratës, ai është një lojtar të cilin e kam grumbulluar gjithmonë. Një lojtar i rëndësishëm për Spanjën, i cili po luan mirë edhe tek Atletico.

Por, unë mendova se do ishte më mirë të provoja disa zgjidhje të ndryshme dhe t’i jepja një shans Borja Iglesias. Kaq mund të them në lidhje me faktin pse nuk luajti Morata”, deklaroi Luis Enrique.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency