Connect with us

Hi, what are you looking for?

Itali

Morata apo Zaniolo? Zbulohet i preferuari i Allegrit/ Juventus fokusohet te sulmuesi më fleksibël

Juventus, raportohet, se ka hequr dorë nga afrimi i Nicolo Zaniolo dhe në vend të tij ka kthyer të gjithë vëmendjen te sulmuesi i Atletico Madrid, Alvaro Morata.

“Bardhezinjtë” pritej të riinvestonin disa nga paratë e marra nga shitja e De Ligt te Bayern Munich, për nënshkrimin e Zaniolo-s, i cili ka një çmim prej 50 milionë eurosh.

Tani trajneri Max Allegri, mësohet nga mediet italiane se i ka thënë Juventusit se do të preferonte më shumë të nënshkruante me Morata-n sesa me Zaniolo-n.

Fleksibiliteti i tij është thelbësor, pasi spanjolli mund të luajë ose me Dushan Vlahovic ose si një qendërsulmues zëvendësues për serbin.

Morata sapo përfundoi një huazim prej dy sezonesh me Juventusin dhe klubi refuzoi të paguante tarifën e rënë dakord prej 35 milionë euro për ta blerë atë.

Ata kishin shpresuar të negocionin, megjithëse tashmë mund të jetë më e vështirë, pasi thuhet se Morata ka impresionuar trajnerin e Atletico Madrid, Diego Simeone-n në stërvitjet e fazës parapërgatitore.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...