Juventusi i këtij sezoni e ka të vështirë t’i bëjë dy fitore rresht në Serie A. Pa Cristiano Ronaldon kampionët e Italisë nuk janë e njëjta skuadër si me portugezin në fushë dhe mungesa e CR7, u ndje edhe në transfertën jugore ndaj Beneventos, ku bardhezinjtë nuk shkuan më shumë se një barazim 1-1. Golit të bukur të Moratës pas 21 minutash lojë, iu kundërpërgjigj Letizia në sekondat e fundit të shtesës së pjesës së parë. Pavarsisht përpjekjeve të Juves deri në fund rezultati ndërkohë që Juventusi humbi për derbin e javës së ardhshme ndaj Torinos edhe shërbimet e sulmuesit spanjoll, me Moratën që në minutën e 7-të shtesë u ndëshkua me karton të kuq për një sjellje të pahijshme. Ky ishte barazimi i 5-të në 9 javë për skuadrën e Pirlos që ka 17 pikë në renditje dhe në fushë ka fituar vetëm tre ndeshje, pasi atë ndaj Napolit e fitoi në tavolinë.
