Euro 2020

Morata: Nuk dëgjojmë kritikët, po presin momentin për të na u hedhur përsipër

Spanja barazoi 1-1 në ndeshjen e dytë në Euro 2020, kundër Polonisë, dhe tashmë kanë shpërthyer kritikat për “La Rojan” nga shtypi spanjoll, kritika që do të jenë edhe më të ashpra në orët apo ditët në vijim. Skuadra e drejtuar nga Luis Enrique është e detyruar të fitojë në ndeshjen e fundit, përballë Sllovakisë, nëse dëshiron të avancojë në fazën tjetër të Europianit. Bën rolin e “rrufepritësit” në këtë moment delikat Alvaro Morata, autori i golit të vetëm të Spanjës në këtë Europian, duke “thumbuar” ata që presin me padurim një rrëshqitje këmbe për t’u hedhur baltë mbi ekipin:

“Nëse ne dëgjojmë se çfarë thonë kritiket, nuk do të jetë mirë. Po presin momentin për të na u hedhur përsipër. Në ngjarje të këtij lloji, zakonisht i tërë vendi është me lojtarët. E dimë që vijmë nga breza gjenialë, të aftë për të fituar gjithçka dhe për ne nuk është e lehtë”.

Më pas, Morata shpjegon përqafimin që i dha Luis Enriques.

“E falënderova për besimin që më ka dhënë mua dhe të gjithë ekipit.”

Për dy rastet e humbura, ai shtoi:

“Në rastin kur u humb penalltia, topi me erdhi më shumë shpejtësi me 2000 km/h. Luhet me shumë intensitet dhe shpejtësi, mund të duket e lehtë nga jashtë, por nuk është kështu. Nuk më intereson shumë për të shënuar. Ky është një sport kolektiv, duhet të mendoni për ekipin dhe nuk ndryshon asgjë për mua shënoj ose jo nëse barazojmë. Na vjen keq për tri pikët, kemi ende një finale për të luajtur. Duhet të kemi besim dhe të punojmë më shumë çdo ditë”.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency