Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Morata nuk konsideron më asnjë ofertë, sulmuesi zgjedh klubin për sezonin e ri!

Alvaro Morata duket se ka marrë një vendim mbi skuadrën në të cilën do të bëjë pjesë sezonin e ardhshëm. Sulmuesi spanjoll kërkon të “luajë” shanset e tij në Madrid dhe dëshiron të qëndrojë pjesë e Atleticos, klub me të cilin ka një kontratë deri në vitin 2024.

Kur përpara është një sezon i rëndësishëm, pasi në mes është Botërori i Katarit, 29-vjeëari nuk kërkon të eksperimetojë dhe pranon më mirë të luftojë për një fanellë titullari në formacionin e trajnerit Diego Simeone. Edhe pse ende kishte një shans për t’u rikthyer te Juventus apo në Angli, Morata tashmë e ka ndarë mendjen e do t’i përkushtohet “Los Rojiblancos”.

Një vendim të cilin Atletico e mirëpret, edhe pse është në vështirësi financiare. Gjithsesi, drejtuesit e klubit ia kanë bërë të qartë sulmuesit se nëse mbërrin një ofertë deri në 35 milionë euro, atëherë do ta shesin pasi nuk e kanë luksin të refuzojnë një shumë të tillë.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...