Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Morata: Pas Serisë A dhe La Ligës, dua titullin me Chelsean

Alvaro Morata ishte heroi i Chelsea-t në takimin e të dielës ndaj Manchester United-it, me golin që shënoi, duke i dhënë londinezëve 3-pikëshin.

Spanjolli theksoi se ndihet mjaft mirë te Chelsea dhe se do të donte të qendronte për një periudhë të gjatë aty. Morata ka fituar La Ligën me Realin e Madridit dhe Serinë A me Juventusin, por duket se objektivi i sulmuesit spanjoll, është që të fitojë tani edhe Premier League-n.

“Ndihem jashtëzakonisht mirë në Londër dhe do të doja të qëndroja shumë gjatë te Chelsea. Kam fituar në La Liga dhe në Serinë A, ndaj dua të fitoj edhe në Premier League. Nuk e di a do t’ia dalim këtë sezon, por nuk do të doja të largohesha nga këtu, pa u shpallur kampion me Chelsean”, tha Morata.

Lajme të tjera

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...