Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Morata prezantohet tek Juvja, shifrat e transferimit

Tani është zyrtare: Alvaro Morata është përsëri një lojtar i Juventusit. Spanjolli kthehet të veshë fanellën bardhezi katër vjet pas largimit. Sulmuesi 28-vjeçar zbarkoi në aeroportin “Caselle”, i shoqëruar nga e gjithë familja, me një fluturim privat pak pas mesnatës së të martës. Rreth orës 9:30 mbërriti i buzëqeshur në “J Medical”, ku iu nënshtrua ekzaminimeve mjekësore. Në mbrëmje nënshkroi kontratën pesëvjeçare me bardhezinjtë. Pak para mesnate erdhi deklarata zyrtare: “Asgjë nuk është më e bukur sesa të kthehesh në shtëpi. Sepse ardhja e Alvaro Moratas në Torino është një kthim në shtëpi”, – lexohet në shënimin e klubit. Siç pritej, ai do të veshë fanellën me numrin 9.

Morata i bashkohet Juventusit nga Atletico Madridi me formulën e huazimit për 10 milionë euro me të drejtën e blerjes e caktuar për 45 milionë, me dhe mundësinë e huazimit për një tjetër vit (në këtë rast Juvja do të paguante edhe 10 milionë të tjera për huazimin dhe 35 milionë për blerjen). Për t’u kthyer te “Zonja e Vjetër” hoqi dorë nga paga e tij maksimale, duke zbritur nga 9 milionë në 5 milionë plus bonuset.

 

Lajme të tjera

La Liga

Real Madrid është futur në garë për shërbimet e Bernardo Silvës. Manchester City ka përcaktuar një klauzolë prej 50 milionë paundësh mbi portugezin, megjithëse...

Featured

Simone Inzaghi, trajneri i Inter-it që sapo fitoi titullin kampion të Italisë deklaroi për mediet pas triumfit 1-2 në derbin ndaj Milan-it se pasioni...

Kategoria Superiore

Asnjë person i interesuar nuk u shfaq në ankandin e parë për shitjen e 66% të aksioneve të klubit të Tiranës, që zotërohen nga...

Bundesliga

Bayern Munich duket se nuk është më “parajsa” e ëndërruar për trajnerët. Tashmë, klubin gjerman po e refuzojnë radhazi disa emra dhe pas Xabi...