Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Morata pushim edhe ndaj Sassuolos, Pirlo e do në formë për ndeshjen me Interin

Juventus ka regjistruar dy fitore radhazi në harkun kohor të tre ditëve dhe është afruar edhe më shumë me kreun, ndërsa sulmuesi spanjoll Alvaro Morata i ka ndjekur të dy sukseset e bardhezinjve nga televizori.

Morata pësoi një dëmtim muskulor në stërvitje, një ditë para ndeshjes me Fiorentinën dhe gjatë kësaj kohe është stërvitur i diferencuar, ndërsa mediat pranë klubit bardhezi konfirmojnë se nuk do të jetë në dispozicion të Pirlos as për sfidën e të dielës ndaj Sassuolos.

Synimi i Moratës është që të rikthehet në formën maksimale për ndeshjen me Interin, e programuar për t’u zhvilluar të dielën e 17 janarit në “San Siro”, aty ku bardhezinjtë do të synojnë një tjetër sukses, për t’u rikthyer plotësisht në garën për titullin kampion.

Kështu edhe të dielën ndaj Sassuolos, misionin për të dërguar topin në rrjetë do ta kenë Cristiano Ronaldo, Paulo Dybala dhe Federico Chiesa, ndonëse ky i fundit u largua i dëmtuar dje në ndeshjen me Milanin dhe nuk dihet nëse do të rikuperohet plotësisht.

Lajme të tjera

La Liga

Real Madrid është futur në garë për shërbimet e Bernardo Silvës. Manchester City ka përcaktuar një klauzolë prej 50 milionë paundësh mbi portugezin, megjithëse...

Serie A

Me Stefano Piolin që ka mbyllur tashmë eksperiencën e tij në pankinën e Milanit dhe pret vetëm fundin e sezonit për t’u larguar, kuqezinjtë...

Featured

Simone Inzaghi, trajneri i Inter-it që sapo fitoi titullin kampion të Italisë deklaroi për mediet pas triumfit 1-2 në derbin ndaj Milan-it se pasioni...

Kategoria Superiore

Asnjë person i interesuar nuk u shfaq në ankandin e parë për shitjen e 66% të aksioneve të klubit të Tiranës, që zotërohen nga...