Connect with us

Hi, what are you looking for?

Euro 2024

Morata qetëson spanjollët, do të jetë në Berlin! Pastaj Milani…

Qetësohuni jam mirë, një karton i verdhë për stewardin mjafton“. Alvaro Morata bën shaka duke i qetësuar të gjithë në lidhje me gjendjen fizike pas incidentit të çuditshëm pas gjysmëfinales së Mynihut. Kur po festonte me shokët e skuadrës fitoren kundër Francës.

Një steward, personel i sigurisë, teksa po kërkonte të ndalte një person që kishte hyrë në fushë, rrëshqiti duke goditur në këmbën e djathtë sulmuesin e Atleticos së Madridit. Kapiteni i iberikëve do të jetë në finalen e 14 korrikut në “Olympiastadion”.

Ndërkohë që pas saj, mediet italiane njoftojnë si shumë të mundshëm kalimin te Milani. Zlatan Ibrahimovic e ka kontaktuar për t’i shpjeguar që në Milanello të gjithë e konsiderojnë përforcimin e duhur për karakteristikat tekniko-taktike.

Por edhe njerëzore. Dhe që gjithashtu do të ketë një rol qendror në projektin e Paulo Fonsecas. Duke i marrë një premtim verbal Moratës që sipas shtypit italian do të kthehej me dëshirë në Serie A.

Lexo edhe:

13 milionët e klauzolës nuk përfaqësojnë një problem për klubin kuqezi, por për momentin ka ende distancë mes palëve. Dhe mbeten për t’u sistemuar detajet e fundit ekonomike.

Milani i ofron sulmuesit spanjoll një kontratë 3-vjecare prej 4 milionë eurosh neto në sezon, plus bonuset. Ndërsa 31-vjeçari kërkon një kontratë deri në 2028, dhe një shifër pak më të lartë, afër 5 milionëve.

Aktualisht fiton 5.5 mln euro në vit dhe e di që kjo mund të jetë kontrata e fundit e majme e karrierës. Një diferencë që nuk vë në rrezik përfundimin pozitiv të bisedimeve, edhe pse për ta mbyllur duhet pritur fundi i Europianit.

Një tjetër indicie që shtyn Moratën drejt Milanos kuqezi vjen nga Spanja. Atletico e Madridit është vënë në gjurmën e francezit të PSG-së, Randal Kolo Muani, autori i golit të avantazhit fillestar në gjysmëfinalen që Franca humbi më pas 2-1 ndaj Spanjës.

Lajme të tjera

Merkato

Antonio Conte e kishte një nga dëshirat e merkatos dhe presidenca e Napolit ia ka plotësuar. Alessandro Buongiorno është futbollisti më i ri i...

Futboll

Sulmuesi nga Guinea, Serhou Guirassy, i cili zhvilloi një sezon të mrekullueshëm me Stuttgartin, ishte i zgjedhuri për sulmin e Borussias së Dortmundit, që...

Premier League

Një tjetër futbollist shqiptar në Premier League. Futbollisti kuqezi, Matteo Dashi, do të jetë pjesë e skuadrës së parë të Crystal Palace duke nisur...

Merkato

Mehdi Taremi është zyrtarisht sulmuesi i ri i Interit. Kampionët e Italisë kanë prezantuar 31-vjeçarin iranian, i cili vjen si lojtar i lirë nga...