Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Morata rikthehet te Juventus, nesër vizitat mjekësore dhe firma

Suarez nuk mund të pajiset në kohë me pasaportë italiane dhe Dzeko është bllokuar nga tekat e Arkadiuz Milik, por te Juventusi nuk kanë ndërmend të humbin kohë dhe kanë mbyllur menjëherë marrëveshjen për rikthimin në Torino të Alvaro Moratës.

Lajmi është dhënë nga mediat italiane dhe ka gjetur konfirmim edhe nga ato spanjolle, që kanë shtuar se sulmuesi nuk ka marrë pjesë në stërvitjen e Atleticos së Madridit dhe se do të niset që sonte drejt Torinos.

Nesër pritet që Morata të kryejë testet mjekësore dhe më pas të hedhë firmën mbi kontratën që do ta lidhë me Juventusin, ndërsa nga e mërkura do të vihet në dispozicion të Andrea Pirlos, që dikur e kishte shok skuadre, ndërsa tani do ta ketë trajner.

Marrëveshja me Atleticon e Madridit është arritur mbi bazën e huazimit për 10 milionë euro, me të drejtë blerjeje për shifrën e 45 milionë eurove verën e ardhshme, ndërsa 28-vjeçari pritet të nënshkruajë për 5 sezone me Juven.

Sulmuesi spanjoll ka veshur fanellën bardhezi në sezonet 2014-2016 dhe ka luajtur 93 ndeshje, gjatë të cilave ka shënuar 27 gola, ndërsa tani pritet të formojë treshen ofensive me Ronaldon e Dybalën.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...