Sistemi VAR u vendos për të shuar polemikat për raste të kontestueshme gjatë lojës, por zërat kundër përdorimit të teknologjisë po shtohen dita ditë, Trajnerë, futbollistë e analistë të ndryshëm nuk bien dakord me atë po ndodh me sistemin VAR. Zërave kundër u shtohet edhe sulmuesi i Atleticos së Madridit, Alvaro Morata. Zemërimi i ish-sulmuesit të Juventusit shpërtheu nga ajo që ndodhi në ndeshjen ndaj Rayo Vallecanos, por jo vetëm.
“Na ka lënë shije të hidhur. Personalisht nuk kuptoj më asgjë, në zonën tonë shohin gjithçka. Kur ka një penallti të qartë për ne, megjithatë, nuk ndodh njësoj.”
Morata më pas shpjegon se çfarë nuk po funksionon në përdorimin e VAR-it.
“VAR-i është për të ndihmuar, por nuk ka të njëjtat kritere. Ditën tjetër më anuluan një gol për një faull kur as e kisha prekur kundërshtarin. Kur bën pyetje, nuk të japin asnjë shpjegim. Me VAR-in duhet të jetë gjithçka është më e qartë”.
