Connect with us

Hi, what are you looking for?

Nations League

Morata vendos derbin iberik dhe ngjit Spanjën në krye, Zvicra merr fitoren ndaj Çekisë

Spanja arriti që të fitonte ndeshjen e fundit në grupin 2 të Ligës A, duke mundur Portugalinë në një ndeshje tepër të luftuar dhe me shumë raste. Iberikët iu falën një goli të realizuar vetëm pak minuta par fundit të kohës së rregullt. Në të 88-n Williams shërbeu saktë për Moratën, i cili arriti që të shënonte golin e vetëm në këtë sfidë. Pas këtij suksesi, Spanja e sheh veten në vendin e parë me 11 pikë, duke parakalaur Portugalinë që mbetet në vendin e dytë me 10 pikë.

Siguron qëndrimin në Ligën A dhe Zvicra, që arriti të fitone ndaj Cekisë në me rezultatin 2-1, në një ndeshje të jashtëzakonshme ku ndodhi gjithçka. Frojler dhe Embolo shënuan dy herë në pak sekonda, duke krijuar idenë e një suksesi të lehtë për helvedët por pa u mbyllur pjesa e parë Shik ngushtoi diferencën e golave.

Në pjesën e dytë kapiteni Suchek pati mundësinë për të barazuar pas një 121 metërshi të fituar nga Shik, por Sommer mbajti rezultatin e pandryshuar. Çekët ishin të pafat pasi goditën tre herë shtyllën në këtë ndeshje. Edicionin e ardhshëm cekët do të luajnë në Ligën B.

Skocia siguron ngjitjen në Ligën A në anën tjetër pasi barazoi pa gola në ndeshjen me Ukrainën, ndërsa po në grupin 1 Armenia u mund nga Irlanda me rezultatin 3-2 dhe sezonin e ardhshëm do të luajë një ligë më poshtë. Një biletë për në Ligën A ka marrë dhe Serbia, që në takimin e fundit të grupit 4 të Ligës B mundi Norvegjinë 0-2. Në anën tjetër Suedia nuk shkoi më shumë se një barazim 1-1 me Slloveninë dhe sezonin e ardhshëm të Ligës së Kombeve duhet të luajë në Ligën C.

Ndërsa në Ligën B edicionin e ardhshëm do të luajë dhe Greqia që mundi Irlandën e Veriut me rezultatin 3-1. Helenët e kishin siguruar që më parë vendin e parë në grupin 3 të Ligës C.

Lajme të tjera

Europa League

Kapiteni i Atalanta-s në finalen e Europa League, të cilën skuadra italiane e fitoi me rezultatin 3-0 ndaj Bayer Leverkusen, Berat Gjimshiti deklaroi për...

La Liga

Drejtuesit e Barcelonës kanë nisur të mendojnë tashmë për sezonin e ardhshëm me skuadrën që i duhet të kënaqej vetëm me vendin e dytë...

Europa League

Duke folur për mediet pas disfatës në finalen e Europa League, që korrespondon edhe me humbjen e parë pas 51 ndeshjes, trajneri i Bayer...

Spanjë

Mesfushori i Real Madrid-it, Toni Kroos ka vendosur të largohet nga futbolli pas përfundimit të EURO 2024. Kampionati europian në Gjermani do të jetë...