Silvio Berlusconi ndërroi jetë sot në moshën 86-vjeçare, pasi vuante prej kohësh nga një sëmundje e rëndë. Të shumta mesazhet ngushëlluese për presidentin e Monzas dhe ish-presidentin legjendar të Milanit.
“Kavalieri” fitoi gjithçka me kuqezinjtë nga Milano, duke e kthyer Milanin në një nga skuadrat më fituese dhe më të dashura në historinë e futbollit.
31 vite në krye të “djallit” dhe 29 trofe të fituar, shumica e të cilëve trofe ndërkombëtarë. Presidentë si Berlusconi dhe Massimo Moratti nuk gjen më sot.
Ky i fundit, i cili qëndroi për shumë vite në krye të Interit, rivalëve të qytetit të vetëm me dy skuadra fituese të Champions League, ka zbuluar një prapaskenë interesante.
Lexo edhe:
- E konsideroi idhull, Pep Guardiola merr një urim special nga aktorja hollivudiane
- VIDEO/ Tjetër zhgënjim për futbollit italian, kombëtarja U-20 humb finalen e Botërorit
- I dhuroi një trofe Fenerbahces pas shtatë vitesh, e duan në stolin e Brazilit
- Aguero tregon bisedën me Messin: Më tha se do të çojë Inter Miamin…
“Sinqerisht që ndjej keqardhje të madhe. Silvio ishte një person që pati ndikim në jetën e të gjithëve. Ai ka sjellë ndryshime në aspektin politik dhe industrial.
Ka pasur një prezencë të fortë në 30 vitet e fundit. Nuk i harroj derbet mes Interit tim dhe Milanit të tij. Janë pjesë e historisë. Silvio ishte një nga arsyet pse u bëra presidenti i Interit (1995).
Milani i tij po fuqizohej shumë dhe unë vendosa ta sfidoj… Më kalojnë në mendje takimet e shumta që kemi zhvilluar me njëri-tjetrin.
Gjithmonë ka pasur respekt të madh midis nesh. Futbolli ka humbur një shembull, një president shumë bujar, i cili do të ishte mirë të ndiqej si model nga presidentët aktualë”, u shpreh Moratti.
Zotërinj të vërtetë, personazhe unikë, tifozët e parë të skuadrave të tyre dhe presidentë që nuk i vijnë me futbollit…
