Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Moratti: Ky Inter, më i fortë se i sezonit të kaluar, Lautaro do të mbahet mend…

Ish-presidenti i Interit, Massimo Moratti, është shprehur se “zikaltrit” janë përmirësuar ndjeshëm krahasuar me sezonin e kaluar për shkak të merkatos së zgjuar. Italiani ka folur për “Radio24”, duke vlerësuar së tepërmi Lautaro Martinezin:

“Ky Inter  është pa dyshim më i fortë se ai i sezonit të kaluar, sidomos mendërisht. blerjet e reja, duke nisur nga Thuram e Frattesi e deri tek Carlos Augusto e kanë dhënë efektin e tyre. Lautaro? Është duke u rritur shumë, po fiton eksperiencë, të shtunën bëri një performancë të mirë. Po shënon shumë dhe është altruist, do të mbahet mend si një sulmues i madh i këtij klubi”.

Lexoni edhe:

Interi do të debutojë në edicionin e ri të Champions League këtë të  mërkurë, në transfertë, përballë Real Sociedadit, “Zikaltrit” ndodhen në Grupin D, ku bëjnë pjesë edhe Salsburgu dhe Benfica. Të besuarit e Simone Inzaghit do të kërkojnë ta nisin më këmbën e mbarë kompeticionin, pas fitores spektakolare në derbin e Milanos kundër Milanit.

Lajme të tjera

Futboll

Ndeshja Waalwijk-Ajax u ndërpre përfundimisht, pas dëmtimit të rëndë që pësoi portieri Eitenne Vaessen. Portieri i vendasve ra pa ndjenja në minutën e 85’...

La Liga

Myrto Uzuni nuk e nisi si titullar ndeshjen e Granadës në transfertë ndaj Almerias si pasojë e një problem fizik nga sfida e kaluar....

Premier League

Organi i gjyqtarëve PGMOL (Professional Game Match Officials Limite) ka pranuar se vendimi për të anuluar golin e Luis Diaz në humbjen 2-1 të...

Francë

Për arsye personale dhe në marrëveshje me Paris Saint-Germain, Gerard Precheur është larguar posti i trajnerit të ekipit të femrave. Në njoftimin e klubit...