Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Moratti: Me Conten Interi mund të hapë një cikël, Juvja spektakolare

Jventusi e pushtoi “San Siron” mbrëmë (2-1 falë golave të Dybalas dhe Higuainit. Bardhezinjtë fluturuan në krye të renditjes së Serie A, por Inter-Juve është një rivalitet pa fund. Mes tyre, beteja për titullin e vitit 2006 është ende e hapur. Klubi torinez ka bërë një apel tjetër në gjykatat përkatëse, kundër dhënies së atij titulli për zikaltrit, por ish-presidenti i Interit, Massimo Moratti, është kategorik për këtë:

“Pas kaq vitesh shoh që ata po insistojnë… Kjo është një histori pa fund, – tha Moratti për “Radio Anch’Io Sport”. – Bardhezinjtë duhet të gjejnë dikë, që mund t’iu japë arsye, përndryshe është e pamundur”.

Pastaj, biseda u zhvendos në fushë:

Ishte një pjesë e parë e bukur, emocionuese, kur Interi luajti shumë mirë. Pjesa e dytë ishte pak më e mërzitshme dhe Interi ra pak. Unë e llogaris Interin kandidat për titullin. Ekipi duhet të ketë vazhdimësi, pastaj shpresojmë që Juve të përqendrohet më shumë te Championsi. Interi mund ta aspirojë titullin, por kundërshtari më duket jashtëzakonisht i fortë. Trajneri është shumë i rëndësishëm dhe më duket se lojtarët e ndjekin atë. Conte është një goditje e mirë”.

Sipas ish-presidentit zikaltër, falë Contes Interi mund të fillojë një cikël fitoresh të ngjashme me ato nën drejtimin e tij:

“Me Conten, Interi ka filluar të rindërtohet. Unë mendoj se me disa blerje të tjera të goditura, ekipi mund të bëhet mjaft i fortë, gati për një cikël shumë të suksesshëm”.

Nëse Interi mund të fillojë një “cikël suksesesh”, në anën tjetër të Milanos, kuqezinjtë po kalojnë një moment krize dhe Giampaolo duket se i ka orët e numëruara. Si një njohës i vjetër i futbollit italian, Moratti jep indikacione për trajnerin e ri të Milanit:

“Spalletti, ose Ranieri? Unë jam i dhënë pas të dyve. Edhe pse Spalletti nuk ka qenë kurrë trajneri im, ka qenë gjithmonë i këndshëm për mua. Ai ka shumë cilësi dhe ndoshta dëshiron të nisë një sfidë të re, pas një situate jo shumë të lumtur me Interin”.

Pas triumfit në derbin e mbrëmshëm, Moratti njohu edhe meritat e Juventusit:

“Herë pas here, skuadra bardhezi dha shfaqje spektakolare mbrëmë, po fillon nga një bazë shumë e forte, falë punës së Allegrit. Goli i dytë ishte një veprim i mrekullueshëm, Sarri e do futbollin e bukur dhe sigurisht po sjell diçka të re”.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...