Disa futbollistë të një skuadre të njohur në Iran, kanë rënë në prangat e policisë vendase, teksa mediat në Teheran ngurrojnë të zbulojnë emrat e lojtarëve dhe ekipin për të cilin bëhet fjalë.
Shkak është bërë pjesëmarrja e tyre në një festë private me femra dhe konsumimi i alkoolit, në një qytezë në periferi të Teheranit, teksa denoncimi i fqinjëve ka bërë që të përfundojnë në prangat e policisë.
Në Iran, prej vitit 1979 është ndaluar shitja dhe konsumimi i pineve alkoolike, si dhe organizimi i festave me meshkuj e femra në të njëjtin ambient.