Connect with us

Hi, what are you looking for?

Ligue 1

Mori fitore minimale ndaj Bordeaux, Nice “i shkel syrin” Conference League-s

Fitorja në transfertë ndaj Bordeaux, riktheu Nicen në vend të pestë të Ligue 1, ose më saktë në zonën europiane, pasi ky pozicion në renditje siguron “biletën” për në Conference League.

“Shqiponjat” morën fitoren minimale 0-1 në një takim që ka qenë deri diku i balancuar. Pjesa e parë u mbyll me barazimin pa gola, teksa do të duhej minuta e 74-ët që Delort të godiste portën e Costil dhe t’i dhuronte tri pikë shumë të vlefshme skuadrës së tij.

Kështu pas raundit të 35-të të Ligue 1, Nice i rimerr vendin e pestë Strasbourg-ut dhe qëndron në kuotën e 60 pikëve, tre më shumë se “bardheblutë”. Teksa Bordeaux vijon të vuajë mungesën e rezultateve, duke u renditur në vend të 19-të me 27 pikë dhe tashmë mbijetesa po duket gjithmonë e më larg.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...