Boks

Mori një seri goditjesh në ring, humb jetën boksierja meksikane (pamjet)

Boksierja meksikane, Jeanette Zacarias Zapata, u nda nga jeta në moshën 18-vjeçare pesë ditë pasi mbeti pa ndjenja në ring gjatë një dueli në nivel profesional. Zapata u mposht me “knock out”, në raundin e katërt, nga Marie Pier Houle, të shtunën në mbrëmje, në “GVM Gala International”, në Montreal.

Ajo pësoi një seri goditjesh në njërin kënd të ringut, derisa mori një grusht të fortë në fund të raundit të katërt, që i la pasoja të rënda. Fillimisht Jeanette Zacarias Zapata humbi ekuilibrin, më pas u mbërthye nga konvulsionet, ndërsa trajneri i saj, Jovanni Martinez, e shtriu atë në ring dhe kërkoi ndihëm e mjekëve. Ekipi mjekësor iu gjend pranë shumë shpejt, duke e transportuar në spital me ambulancë.

Promoteri i “Fight Yvon Michel” informoi të dielën se Zapata kishte rënë në koma, ndërsa autoritetet shëndetësore konfirmuan vdekjen e saj të enjten.

“Me pikëllim dhe vuajtje të madhe mësuam, nga një përfaqësues i familjes së saj, që Jeanette Zacarias Zapata vdiq këtë pasdite, në orën 3:45”.

https://twitter.com/i/status/1432097693711708166

Eventet Sportive në SuperSport

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency