Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria e Parë

Moriero: Te Dinamo për projektin; Miccoli: Gati të hyj në fushë, nëse duhet goli

Ish mesfushori i Interit dhe kombëtares italiane, Francesco Moriero është prezantuar zyrtarisht pasditen e sotme si trajner i Dinamos në Kategorinë e Parë, ku mori vendin e italianit tjetër Fabrizio Camarata, i cili u largua në fund të vitit të kaluar për të marrë drejtimin e Apolonisë.

Në fjalën e tij si teknik i bluve, Moriero zbuloi arsyet që e shtynë t’i përgjigjet pozitivisht ftesës së presidentit Pontrelli për t’u ulur në pankinën e Dinamos, por refuzoi të bëjë premtime apo të shpalosë objektiva për sezonin.

“Kam ardhur më parë në Shqipëri të vëzhgoja lojtarë. Nuk jam këtu për para, pasi ato nuk janë gjithçka. Thjesht u takuam me presidentin Pontrelli dhe e kuptova rëndësinë e projektit. Po flasim për një ekip që kryeson dhe objektivi jonë është të vazhdojmë me këto rezultate. U thashë djemve në stërvitje se duhet të punojmë çdo ditë për të shkruar historinë, por duke qëndruar me këmbë në tokë. Nuk mund të flasim për një identitet konkret apo për objektiva realë, por të punojmë çdo ditë për t’u rritur dhe përmirësuar”, tha Moriero në fjalën e tij.

Në krah të trajnerit të Dinamos, ishte edhe Fabrizio Miccoli, ish sulmues i njohur italian, që në karrierën e tij ka veshur edhe fanellat e klubeve si Palermo, Fiorentina apo Juventus. Miccoli do të ketë detyrën e zëvendës-trajnerit dhe njëkohësisht përgjegjësit për sektorin e të rinjve.

“Morieron e kam shumë mik dhe erdha këtu të punoj me të. Për shkak të Falcones, nuk kam pasur oferta në Itali, por atë çështje e kam mbyllur shumë vite më parë, kur i kërkova falje. Isha duke punuar në akademinë time në Itali, por tani jam këtu dhe jam gati të hyj edhe në fushë për të shënuar, nëse Dinamos do t’i duhet goli. Identiteti i klubit fillon nga të rinjtë që është përgjegjësia ime te Dinamo. Po të zgjidhja si shembull, do të veçoja Benfikën, sepse ka prodhim në madh në çdo sport”, u shpreh Miccoli.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...