Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Morina nderon Josën, Prishtina shtang Feronikelin dhe merr kreun!

????????????????????????????????????

Prishtina e Mirel Josës bën goditjen e madhe. Skuadra kryeqytetase mposhti 1-0 Feronikelin brenda në Drenas në sfidën e prapambetur të javës së 10-të, duke marrë kryesimin e IPKO Superligës së Kosovës pas 14 javëve të para. Një gol i Mario Morinës në minutën e 57 i mjaftoi Prishtinës për t’i shkaktuar humbjen e dytë sezonale skuadrës së Zekirija Ramadanit. Me fitoren në duelin e drejtpërdrejtë për titullin kampion në stadiumin Rexhep Rexhepi, skuadra e Josës u ngjit në kuotën e 33 pikëve, 1 më shumë se Feronikeli. As largimi me karton të kuq i Miftaraj në minutën e 63-të nuk ndihmoi Feronikelin pasi edhe me një lojtar më pak në fushë për 30 minuta lojë, Prishtina e mbrojti me fanatizëm rezultatin deri në vërshëllimën e fundit të arbitrit. Në ndeshjen tjetër të prapambetur të javës së 10-të, KEK-u pësoi humbjen e radhës pasi u mposht 1-2 në shtëpi nga Ferizaj.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...