Futboll

Morinho zgjedh më të mirin: Ronaldo apo Messi? Çfarë talenti kishte “Fenomeni”!

Jose Mourinho snobon dy “yjet” e futbollit, që kanë dominuar skenën botërore gjatë 15 viteve të fundit, Lionel Messin dhe Cristiano Ronaldon. Trajneri portugez deklaroi se për të futbollisti më i mirë i të gjitha kohërave është Ronaldo “Fenomeni”.

Pasi ka kaluar disa përvoja të shkëlqyeshme menaxheriale, e cila e ka parë atë të marrë përgjegjësinë e drejtimit të Chelsea-t, Interit, Real Madridit dhe Manchester United, Mourinho duhet të dijë diçka më shumë se të tjerët për futbollistët e talentuar.

Ai është impresionuar nga braziliani kur ishte në etapën e hershme të karrierës së tij si pjesë e Barcelonës.

Mourinho ka punuar si përkthyes për Bobby Robsonin gjatë kohës së anglezit në krye të gjigantëve spanjollë. Asokohe ai ishte befasuar nga cilësitë e jashtëzakonshme të “Fenomenit”, që ishte vetëm 19 vjeç.

Superylli brazilian më vonë u shfaq si një nga sulmuesit më të mirë të brezit të tij dhe fitoi dy Kupa Bote me Brazilin.

“Ronaldo “Fenomeni”, Cristiano Ronaldo dhe Leo Messi kanë pasur karrierë të gjatë. Ata kanë qëndruan në majë çdo ditë për 15 vjet. Megjithatë, nëse flasim vetëm për talent dhe aftësi, askush nuk e tejkalon Ronaldon “Nazario”. Kur ai ishte te Barcelona, nën drejtimin e Bobby Robsonit, unë pashë në fushë lojtarin më të mirë.”

“Fenomeni” gjatë karrierës së tij, sigurisht që individualisht nuk u afrohet me çmimet e fituara dy “yjeve” të sotëm, por Mourinho e ka një argument edhe për këtë fakt.

“Lëndimet vranë një karrierë që mund të kishte qenë edhe më e pabesueshme, por ai talent që kishte një djalë 19-vjeçar ishte diçka e jashtëzakonshme.”

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency