Manchester City dhe Real Madrid do të përballen sërish të mërkurën mbrëma teksa do të diskutojnë biletën e finales së Champions League. Ndeshja e parë në Santiago Bernabeu përfundoi me shifrat 1-1 dhe në Etihad Stadium pritet sërish një sfidë shumë e luftuar në çdo cep të fushës. Një nga duelet më interesantë është edhe ai mes Kyle Walker e Vinicius Junior, të cilët edhe në Madrid patën shumë përballje.
Madje, në një moment ylli i Real Madrid tentoi ta driblonte mbrojtësin me një “xhonglim” tipik brazilian, por që Walker ia doli ta ndalte. Në konferencë, i pyetur rreth këtij episodi Walker u shpreh se i kërkoi Vinicius që të mos e provonte sërish një driblim të tillë pasi nuk kërkon të bëhet qesharak në sytë e publikut.
Lexo edhe:
- Ish-sulmuesi italian ‘provokon’ Milanin: Nuk fitojnë as ndaj të rinjve të Interit
- Zyrtare/ Bielsa rikthehet në pankinë, firmos me përfaqësuesen e njohur
- Largohet nga Tottenham në verë, Lloris drejt Arabisë Saudite
- Bono: Ndeshja me Juven, ne e duam trofeun e Europa League për shumë arsye
“Pas ndeshjes në Bernabeu e përqafova Vinicius sepse ai provoi një driblim spektakolar, por i thashë të mos e përsëriste më. Nuk dua të bëhem një personazh me të cilin njerëzit të tallen. Unë kam shumë respekt për Vinicius, ishte një betejë shumë e fortë ndaj tij.
Në fund, gjithnjë duhet të tregojmë respekt ndaj kundërshtarit, megjithatë të mërkurën kur të nisë ndeshja, gjithçka do ta lëmë jashtë fushës dhe do të luftojmë deri në fund për skuadrën përkatëse”, u shpreh Walker.
