Connect with us

Hi, what are you looking for?

Champions League

“Mos e le për në fund”/ Fanatics gati për transfertë, detajet e udhëtimit në Luksemburg

Tirana vazhdon përgatitjet për dy duelet e raundit të parë në Champions League. Kampionët e Shqipërisë do të sfidojnë Dudelange, skuadrën kampione të Luksemburgut.

Bardheblutë e Orges Shehit do të luajnë takimin e parë në transfertë (6 korrik), ndërsa gjashtë ditë më pas do të vendoset skuadra që do të vazhdojë më tej në “Air Albania”.

26 herë kampionët e Shqipërisë do të kenë tifozët me vete në Luksemburg. “Tirona Fanatics” do të jenë prezent në mbështetje të skuadrës së zemrës në stadiumin “Stade Jos Nosbaum”.

Stadiumi i Dudelange ka një kapacitet prej 2,558 tifozësh. “Biletat për ndeshjen e 6 korrikut kushtojnë 20 euro dhe fillimisht do të kenë përparësi anëtarët dhe tifozët që do të udhëtojnë me TF, me pas të tjerët!

Çmimi 20 euro nuk përfshihet në çmimin total të udhëtimit që kushton 150 euro! Biletat janë të limituara, mos e le për moment të fundit!

Për Tironën, TIRONA FANATICS 2006″

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...