Connect with us

Hi, what are you looking for?

Francë

“Mos e nënvlerësoni titullin”, Galtier: E patë se çfarë ndodhi në Gjermani?

Pas barazimit 1-1 në transfertë ndaj Strasbourg, Paris Saint-Germain siguroi matematikisht titullin e 11-të në Ligue 1. Kryeqytetasit festuan pavarësisht se pengu më i madh tashmë prej disa sezonesh është triumfi europian. Gjithsesi, trajneri Christophe Galtier bëri thirrje që të vlerësohet edhe suksesi në kampionat, me teknikun që u shpreh se kampionati nuk është i lehtë duke marrë si shembull edhe Bundesligën aty ku Dortmund e humbi titullin në javën e fundit ndaj Bayern Munich.

“Nuk dua që të nënvlerësohet titulli, është i 11-ti në histori dhe duhet nderuar një arritje e tillë. duhet ta festojmë se e pamë në Bundesligë se nuk është aspak e lehtë të fitosh një kampionat. Në këtë moment, titullin ia dedikoj bashkëshortes, gjithashtu edhe drejtorit Luis Campos që humbi nënën para disa ditëve. Tani le të bëjmë disa bilance, të përgatitemi që sezonin e ardhshëm të jemi më të mirë.

Lexo edhe:

E përsëris, ishte një sezon i komplikuar dhe titulli nuk është për t’u nënvlerësuar. Kam lexuar shumë lajme në media, por asnjë nuk është reflektuar në brendësi të skuadrës dhe nuk i afrohet asaj që kemi përjetuar gjatë një sezoni. E ardhmja? Sigurisht që dua të vazhdoj me PSG, kam dhënë gjithçka për skuadrën dhe jam i motivuar”, u shpreh Galtier.

Lajme të tjera

La Liga

Eric Garcia u detyrua të largohej nga Barcelona këtë merkato teksa u transferua te Girona me anë të formulës së huazimit. Pasi debutoi me...

Legjionarët

30 mijë tifozë polakë në stadiumin ‘Wojska Polskiego’ të Varshavës, thërrasin në kor emrin e Ernest Muçit, i cili bëri një 70-minutësh për kornizë...

Kombëtare

Kushtojnë shtrenjtë flakadanët e hedhur në fushë në fillim të ndeshjes me Poloninë nga tifozët kuqezi, duke shkaktuar ndërprerjen e ndeshjes për disa minuta....

Conference League

Ernest Muçi bëhet padyshim protagonisti i mbrëmjes në Conference League, pasi ia doli të shënojë dy herë në ndeshjen e parë në grup mes...