Toni Kroos është në vitin e fundit të kontratës me Real Madrid teksa gjermani ka një kontratë e cila zgjat deri në qershor të vitit 2023. Megjithatë, mesfushori as nuk e vendos në diskutim të ardhmen dhe pret zyrtarizimin e marrëveshjes me Los Blancos.
33-vjeçari i pyetur nëse ka kontaktuar me klube të tjera pas janarit duke qenë se e ka të drejtën të negociojë, theksoi se nuk i ka çuar në mendje këto budalliqe duke këmbëngulur për lidhjen e tij me Real Madrid.
Lexo edhe:
- Seferi në radarët e klubit gjerman, pritet oferta në fund të sezonit
- Në Spanjë e bëjnë fakt, UEFA gati të përjashtojë Barcelonën nga Europa
- Jo vetëm Josa për stolin, Drita projekton rikthimin e bujshëm
- Tërhiqet pas 23 vitesh karrierë, veterani i Betis “var këpucët në gozhdë”
“Rinovimi i kontratës po shkon mirë, unë e respektoj atë që po bën klubi dhe rrugën që ka zgjedhur. Ata e dinë se kur do ta komunikojnë vendimin për rinovimin e kontratës. Kam një marrëdhënie shumë të mirë me klubin dhe e kemi diskutuar gjatë temën e kontratës.
Prej fillimit, drejtuesit e klubit e kanë ditur që unë nuk do të bëja asnjë zgjedhje tjetër. Teorikisht, unë mund të zgjidhja një tjetër klub prej 1 janarit apo të bisedoja me ta, por te Reali e dinin se nuk do të bëja asnjë budallëk. Kemi shumë besim te njëri-tjetri dhe shpresoj që ta vazhdoj gjatë kështu”, u shpreh Kroos.
