Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

“Mos llap më kot”, Thiago Silva i kthehet trajnerit serb: E more vesh kush jemi ne?

Brazili fitoi 2-0 ndeshjen e parë në Botërorin e Katarit. Richarlison ndëshkoi dy herë kombëtaren serbe dhe i dhuroi pesë herë kampionëve të botës tri pikët e para në kompeticionin më të rëndësishëm të futbollit.

Kapiteni i Brazilit, Thiago Silva priti fundin e ndeshjes për t’i dhënë një përgjigje trajnerit të Serbisë, i cili nuk i kurseu thumbimet për mbrojtjen e Brazilit përpara fillimit të sfidës.

Brazili është me fat që ka katër sulmues, por çfarë të themi për mbrojtjen? A kanë ata njerëz që do luajnë në mbrojtje?”, deklaroi Dragan Stojkovic.

 

Thiago Silva është prej vitesh një nga mbrojtësit më të fortë, inteligjentë dhe elegantë. Atij nuk i pëlqen të përfshihet në polemika, por është i pari që reagon dhe merr në mbrojtje shokët e ekipit kur këta të fundit provokohen.

Si mund ta vendosë në dyshim trajneri i Serbisë mbrojtjen tonë?! Si mund të flasë sikur nuk kemi mbrojtje?! Ishte një mungesë e pastër respekti. Unë, Marquinhos, Alisson, Danilo, Alex Sandro dhe Casemiro kemi një histori pas nesh.

Ai duhet të informohet më shumë përpara se të flasë”, deklaroi 38-vjeçari, i cili ndaj Serbisë regjistroi ndeshjen numër 110 me fanellën e kombëtares seleçao, ndërkohë që po luan Botërorin e katërt në karrierë.

Brazili fitoi dhe mbajti të paprekur portën, teksa në 12 ndeshjet e fundit ka pësuar vetëm dy gola: një kundër Ekuadorit në eliminatoret e Kupës së Botës dhe një tjetër në miqësoren e fituar 4-1 kundër Tunizisë.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...