Connect with us

Hi, what are you looking for?

Katar 2022

“Mos më kujtoni aq budalla”, Hazard sqaron sherrin me Vertonghen

Belgjika e ka finale duelin e së enjtes ndaj Kroacisë (1 dhjetor, 16:00). “Djajtë e Kuq” duhet të fitojnë ndaj nënkampionëve të botës për të siguruar kualifikimin në raundin e 1/8-ve në Katar 2022.

Trajneri i Belgjikës, Roberto Martinez pranoi se në grupin e lojtarëve të tij janë të pranishëm tensioni dhe “përplasjet”: “Ekziston tensioni në grupin e lojtarëve, është e natyrshme.

Djemtë kanë luajtur së bashku për një kohë të gjatë. Ne jemi si një familje. Nëse nuk ka tension apo mosmarrëveshje në një familje, kjo ndodh sepse mungon emocioni”.

Së fundi po flitet shumë rreth një debati midis Eden Hazard dhe Jan Vertonghen pas humbjes ndaj Marokut. Kapiteni i Belgjikës ka folur në lidhje me këtë çështje, duke zbuluar edhe diskutimet me mbrojtësin 35-vjeçar.

Nuk jam grindur me Vertonghen, nuk jam budalla, ai është më i madh në moshë se unë. Ai thjesht më kërkoi shpjegime për fjalët në lidhje me mbrojtësit belgë, të cilët janë shumë të ngadaltë.

Duke qeshur iu përgjigja: ‘Mos bëj kot, pasi nuk është se je aq i shpejtë’. Ai më dha të drejtë. Mos harroni që unë jam një tip që bën shaka, të gjithë e dinë që më pëlqen të tallem pak”, deklaroi kapiteni i Belgjikës.

Lajme të tjera

Bundesliga

Thomas Tuchel mori drejtimin e Bayern Munich të premten, pas shkarkimit të trajnerit Julian Nagelsmann. Më pak se 24 orë nga zyrtarizimi i tij...

Kombëtare

Mjaft i dëshpëruar u shfaq trajneri Sylvinho në intervistën për SuperSport, pas humbjes minimale në Poloni. Trajneri brazilian nuk i kurseu komplimentet për atë...

Premier League

Tottenham shkarkon Conten. Lajmi ishte në ajër prej ditësh por mbrëmjen e të dielës ka ardhur edhe zyrtarizimi i prishjes së bashkëpunimit mes palëve....

Euro 2024

Shqipëria e nis me humbje edicionin e ri të kualifikueseve të Euro 2024, duke u mundur minimalisht 1-0 në Varshavë. Një gol i shënuan...