Connect with us

Hi, what are you looking for?

Tenis

“Mos më telefono më”, si nisi sherri mes Tsitsipas dhe Kyrgios/ Përplasjet në Wimbledon

Përballja mes Nick Kyrgios dhe Stefanos Tsitsipas premtoi emocione të forta dhe i dhuroi ato. Megjithatë kjo përballje nuk ishte vetëm në lojë, por edhe jashtë saj në konferencencat për mediet.

Pavarësisht përshëndetjes përfundimtare mes australianit dhe grekut, një shenjë iluzore paqeje, ata fyen njëri-tjetrin në konferenca, me Tsitsipas që e nisi i pari, por që më pas u përball me kundërpërgjigjen e Nick.

“Nuk më pëlqejnë njerëzit që shohin me përçmim të tjerët. Ai ka disa tipare të mira në karakterin e tij, por ka edhe një anë shumë të keqe që, nëse del në shesh, mund t’u bëjë shumë dëm njerëzve që e rrethojnë”, -tha greku, i cili e quajti ndër të tjera kundërshtarin e tij “bandit”.

Dy tenistët e njohin mirë njëri-tjetrin madje kanë qenë edhe miq, ndërsa në 2019-ën tentuan që të formojnë një dyshe në Uashington dhe, që atëherë, dukej që kishin marrëdhënie pozitive.

Megjithatë, deklaratat e ditës së shtunë hodhën poshtë gjithë këtë opinion, pasi Kyrgios nuk ngurroi t’i përgjigjej Tsitsipas-it duke thënë: “Sot cirku ishte ai, ka probleme serioze. Unë jam mirë, kam shumë miq. Në fakt, unë jam një nga më të dashurit mes tenistëve… dhe atij nuk i pëlqen.”– tha australiani, i cili u mbrojt kundër akuzave të bëra nga rivali i tij.

Gjatë përballjes, momentet më të tensionuara u përjetuan kur Tsitsipas, i cili pa dashje dhe pa vetëdije goditi me top një tifoz, dhe më pas u nis në mënyrë të shpejt të godiste një tjetër top drejt Kyrgios.

Referuar këtij momenti australiani theksoi: “Nuk jam i sigurt se si e kam frikësuar. Ishte ai që më goditi me top, ishte ai që goditi një spektator. Sot nuk e kam shpërfillur Stefanos, nuk kam pasur zemërim ndaj tij, nuk e kam goditur në fytyrë”.

Australiani gjithashtu i kujtoi Tsitsipas humbjen e fundit.

“Natyrisht kur fillon të humbasësh ndaj meje, zemërohesh. Edhe unë do të isha goxha i mërzitur nëse do kisha humbur me dikë dy javë radhazi.”-kështu e mbylli fjalën e tij Kyrgios.

Megjithatë marrëdhënia mes tyre ka qenë gjithmonë e tensionuar, kujtojmë që në 2020-ën, në ditëlindjen e 25-të të australianit, greku kishte nxjerrë në rrjetet sociale numrin e Kyrgios, gjë që e kishte acaruar shumë këtë të fundit dhe kishte thënë: “Je plotësisht idiot. Mjaft më telefonove”.

TESTONI NJOHURITË TUAJA RRETH PREMIER LEAGUE

QUIZ/ Premier League 2021-2022 – Sa mirë e kujtoni sezonin që sapo u mbyll?

Lajme të tjera

Bundesliga

Union Berlin vijon të jetë në kërkim të një trajneri, për t’iu besuar pankinën pas shkarkimit të zviceranit Urs Fischer, teksa së fundi ka...

Featured

Jasir Asani shkëlqeu në plot kuptimin e fjalës me Kombëtaren e Shqipërisë, në kualifikueset drejt kampionatit europian, duke shënuar 3 gola e duke dhënë...

Itali

Pasi përfundoi aventurën me Tottenham sezonin e shkuar, Antonio Conte vijon të shijojë pushimet dhe kohën me familjen. Megjithatë, ashtu siç e ka theksuar...

Serie A

Interi harron Frattesin. Zikaltrit publikuan protokollin e ndeshjes ndaj Juventusit, teksa mesfushori italian nuk figuronte as mes futbollistëve të formacionit dhe as mes atyre...